Report TV - Plotfuqia për negociatat me Greqinë, Meta: Shpresoj për një proces solid

2018-05-12 0

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot dhënien e autorizimit për negociatat me Greqinë. Meta tha se ka pasur një bashkëpunim konstruktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid për negociata të suksesshme dhe për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.

?Kemi realizuar bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja Kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore, për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë. Besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja Kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore?, tha Meta.

Lidhur me emrin e Ksenofon Krisafi, i cili iu shtua grupit të negociatorëve, Meta deklaroi se është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe me mjaft eksperiencë.

"Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe i mirëpritur nga ana ime, se është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë", shtoi Presidenti.

Free Traffic Exchange