Ora News - Rezistencë qytetare për Teatrin Kombëtar

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja e artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar po gjen mbështetjen e shoqërisë civile, e njerëzve të angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë.

Sazan Guri: "Qeveria nëse nuk merr dot një shuplakë nga opozita, nuk merr dot as nga klasa punëtore se nuk ka sindikata, nuk merr dot nga klasa fetare sepse ka problemet e veta. E vetmja shuplakë që ne mund ti japim qeverisë, rasti erdhi, momenti është."

Në takimin e të hënës në Teatrin Kombëtar u shpreh qëndrimi se teatri aktual është i kalbur, por ai duhet ribërë nga e para duke ruajtur identitetin dhe këtë duhet ta bëjë shteti jo Partneriteti Publik-Privat.

Robert Ndrenika: "Partneriteti privat është në interes të privatit nuk është në interes të teatrit, aktorëve. Është për të fituar privati, prandaj jam kundra absolutisht këtij të ashtuquajturit partneritet."

Sazan Guri: "Keni rastin, siç është Kuba, Vezenuela që kanë zbatuar me pikërisht tre P-të, që është të gjithë e dimë marrëdhënie Partneritet Privat, por P-ja e tretë nuk është publik por pastrim parash në Shqipëri."

Gjergj Bojaxhi u kërkoi të pranishmëve të mos dekurajohen nga presionet politike që qeveria aktuale mund t?i përdorë për ta përçarë këtë rezistencë që synon të mbrojë një histori kulturore por edhe zemrën e Tiranës.

Gjergj Bojaxhi: "Ne po ndërtojmë një sistem kanibalist ekonomik dge qendra e Tiranës është zemra jo vetëm e Shqipërisë por edhe e Kombit shqiptar në kuptimin e përgjithshëm. Dhe pikërisht për këtë simbolikë është edhe vendi që ka vlerën më të madhe ekonomike."
Për më shumë lexoni në:

Free Traffic Exchange