Ora News - Simpozium për Imam Aliun, Meta: Harmonia fetare e vyer për vendin tonë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga simpoziumi për veprën e Imam Aliut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi rastin për të evidentuar harmoninë fetare që ka Shqipëria dhe rolin e bektashinjve në kultivimin e këtij atributi.

Meta: Harmonia midis feve në Shqipëri është tashmë proverbiale ndaj ne krenohemi me të. Firmëtarët tanë të pavarësisë dhe themeluesit e shtetit shqiptar u kujdesën me largëpamësi që shteti shqiptar të ngrihej mbi të gjitha besimet dhe në rradhë të parë mbi unitetin kombëtar.

Ndërkohë kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vlerësoi lart figurën e Imam Aliut si udhëheqës i betejave të mëdha.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/simpozium-imam-aliun-meta-harmonia-fetare-e-vyer-vendin-tone

Free Traffic Exchange