Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përpjekja e qeverisë për të ndalur abuzimet me pronat në bregdet duke pezulluar dhënien e titujve të pronësisë, u pa me skepticizëm nga analistët në "Tonight Ilva Tare". Gjergj Bojaxhi u shpreh se ky vendim në vetëvete është abuzim ndërsa drejtori i Media Mapo, Ervis Iljazaj e quajti paaftësi të shtetit për të kontrolluar situatën.
Vendimin e qeverisë për të pezulluar ndarjen e titujve të pronësisë në zonat bregdeare, Gjergj Bojaxhi e quajti abuzim.
Në "Tonight Ilva Tare", Bojaxhi tha se ky vendim është marrë pa asnjë afat apo plan nga ana e qeverisë.
Bojaxhi: Fakti që është mbajtur pezull për 25 vjet dhe nuk janë lëshuar letrat e Hipotekës, kjo në vetëvete është abuzim.Kjo është një nga arsye që mban peng zhvillimin e vendit.Nëse shteti nesër na nxjerr një VKM dhe thotë në dy vitet e ardhshme unë do të pezulloj këto gjëra dhe kam një plan 1,2,3, ..5. Psh në janar-shkurt do të merrem me Sarandën dhe Ksamilin, në mars-prill do të merrem me Himarën dhe Vlorën. Nëse shteti e bën këtë gjë, hajde se mund t'ia pranojmë. Por këta edhe ku nxjerrin vendime gjasmë si të shqetësuar për të ruajtur interesin e përbashkët, i lënë aq evazive, aq të përgjithshme dhe aq pa afat sa edhe kjo në vetëvete përbën abuzim.
I të njëjtit mendimi ishte dhe drejtori i Mapo, Ervis Iljazaj, i cili e quajti këtë vendim si paaftësi të shtetit për të kontrolluar një situatë
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pezullimi-i-titujve-te-pronesise-bojaxhi-vendim-abuziv-ska-plan-dhe-afat