Report TV - Reshjet, zona e ish-Kënetës në Durrës e përmbytur nga uji

2018-05-12 5

Situata vijon të jetë e përkeqësuar nga moti i keq në Durrës, ku me dhjetëra banesa ndodhen  nën ujë.

Report Tv sjell pamje nga qyteti bregdetar, i cili ndodhet nën ujë, ku më keq situata paraqitet në zonën e ish-Kënetës. Lidhur nga parashikimet e meteorologëve, situata do të përkeqësohet edhe më shumë në orët në vazhdim dhe ditën e nesërme.

Situata paraqitet dramatike prej ditës së djeshme, ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur qytetin, duke sjellë probleme të shumta te shumë familje, shtëpitë e të cilëve u mbushën me ujë.