Tre përsona mbeten të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi automjeti me të cilin po udhetonin doli nga rruga.Aksidenti ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në superstraden Lezhë-Laç, në afërsi fshatit Ishull-Shëngjin.
Automjeti tip mercedez me targa aa 025 mk ka qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës kur si pasojë e lageshtires në rrugë dhe shpejtësise së madhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rrruga dhe përfunduar në një fidanishme. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale T.P 26-vjeç, si dhe pasagjeret shtetesja S.G 17-vjeçe dhe A.R 23.
Ky i fundit ka marrë dëmtime më të shumta dhe është dërguar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjere ndodhen në Spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jeten. Në momentin e aksidentit ka patur edhe rreshje bresheri të cilat mendohet se janë bërë shkaku kryesor që mjeti i cili po lëvizte me shpejtesi të dilte jashtë rruges.