Ora News - Krasniqi: Deputetë me pasuri 14 mln euro pa punuar një ditë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News thotë se ka deputetë me pasuri 14 mln euro pa punuar një ditë.

Krasniqi: Duam monitorim më të madh nga Brukseli. Do kemi një sistem lokal dhe qëndror më të monitoruar. Me vettingun ne po i kontrollojmë gjyqtarëve e prokurorëve edhe faturat personale të pushimit, apo të biletës së ndeshjes, dhe për këtë kemi pushuar tre gjyqtarë. Imagjinoni sikur të kontrollojmë pasurinë e politikanëve.

Unë po shoh këto ditë deklarimet e pasurisë së deputetëve. I besoj shumë deklaratës që dha Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, nëse do i përmbahet ku tha se për herë të parë nuk do të ndjekim short por do i kontrollojmë të gjithë pasuritë.

Unë kam kontrolluar 4 dosjet e para dhe e kam lënë. Sepse njëri kish 13 mln euro dhe tjetri 14 mln euro dhe nuk kishte punuar tërë jetën çfarë ti them unë atij. Dhe unë shkoj e i kërkoj qytetarit në periferi nëse ka paguar ujë e drita?! Ne i kemi në Parlament. Për 45 ditë kërkoji atyre më jepni burimet si e keni bërë këtë pasuri dhe Shqipëria pastrohet për 5 minuta. Kjo është reforma e madhe dhe këtë nuk mund ta bëjmë ne, nëse nuk e bëjnë ndërkombëtarët. Siç e bënë djertësinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krasniqi-deputete-me-pasuri-14-mln-euro-pa-punuar-nje-dite