Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjergj Bojaxhi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" solli rastin e pallatit të vjehrrit të kryetarit të PD-së, Basha në Vlorë, duke theksuar se në dokumente, pjesë e pronës ishte përveç shkëmbinjve edhe hapësirë ujore në det.
Bojaxhi: Unë mendoj që ka disa raste ku janë klasike. Pa dashur që ta lidh me kryetarin e PD, do marr rastin e pallatit që u shemb. Aty u fitua e drejta në Strasburg. Shkelja është se si ajo është kthyer në një pronë. Në vitin 2011 ku unë kam bërë kallëzim për atë pronë, kemi marrë hartat e pronës dhe i kemi mbivendosur. Gjysma e pronës ishte ujë, nuk po flas për shkëmbin që e rrahin dallgët. Kemi të bëjmë me një pronë ky uji dhe një gjysmë shkëmbi njihet si tokë pronë.
Edhe në Lezhë, mos mendoni se po e kanë zaptuar për të mbjellë domate? Jo! Për hotele. Në rastin më të mirë kemi burra që heshtin dhe në rastin më të keq njerëz të bashkëpunojnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bojaxhi-ne-vlore-eshte-shitur-toke-ne-det