Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada greke bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit, diplomatë, politikanë dhe personalitete të artit dhe kulturës në pritjen e organizuar me rastin e festës kombëtare.
Pa pranuar të komentoj asgjë konktrete diplomatja greke Eleni Sourani theksoi me bindje se ka vullnet të dyanshëm për të zgjidhur çështjet në pritje.
Eleni Sourani: Dy qeveritë tona janë në proces të çuarjes së marrëdhënieve në një nivel më të lartë, duke u drejtuar çështjeve në pritje dhe duke hequr kështu steriotipet dhe paragjykimet e pabaza, të cilat nuk i lënë potencialet e pashfrytëzuara të marrëdhënieve tona të lulëzojnë. Unë jam e bindur se me angazhimin e fortë dhe vullnetin politik të të dyja vendeve ne mund të arrijmë rezultatin e suksesshëm në këtë proces.
Në pritjen e organizuar nuk munguan as element të traditës popullore greke.
Më 25 mars 1821 Greqia ishte ndër të parët vende të rajonit që u çlirua nga pushtimi Osman dhe kjo ditë u kthye në festë kombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-sourani-vullnet-politik-te-arritur-sukses