Report TV - Festa kombëtare e Greqisë, ambasada pritje me personalitete

2018-05-12 0

Me rastin e ceremonisë së festës kombëtare të Greqisë, ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar një pritje me personalitete të ndryshme shqiptare te restorant Piazza në kryeqytet.
Aambasadorja greke në Tiranë Eleni Surani është shprehur se Greqia i mirëpret progresit e Shqipërisë edhe është e hapur për zgjidhjen e problemeve dypalëshe mes vendeve.

?Çdo sukses i Shqipërisë është i mirëpritur nga Greqia. Duhet të zgjidhim problemet e të heqim stereotipet. Jemi të angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe vullneti politik në të dy vendet tona do çojë drejt suksesit?, - u shpreh ambasadorja.

Këto komente vijnë në një moment kur presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ka dhënë autorizimin ministrit të jashtëm Ditmir Bushati për të nisur negociatat me Greqinë për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare.