Ora News - Teatri Kombëtar, Doçi: Edvin Kristaq Rama është frikacak

2018-05-12 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Poeti Agim Doçi gjatë një takimi për të diskutuar mbi fatin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, tha se kryeministri Rama është frikacak.

Doçi: Ne jemi mbledhur këtu të diskutojmë për këtë mynxyrë që bën Kryeministri aktual sepse jemi katund i prishur, ne s'jemi qytetar. Qytetarët kanë një detyrë me adrenalinen e tyre të kundërshtimit të trembin këtë qeveri e cila trimëron se ne nga popull trim e liridashës, jemi bërë popull frikacak edhe servil.

I kam dëgjuar të gjitha dhe çfarë tha Ndrenika edhe që në vitin 1956 jam njohur me teatrin e me skenën si një ndër talentet e teatrit Migjeni të Shkodrës, me regjisor Esat Oktrovën, ku u vunë në skenë dramat e mëdha, tragjedi optimiste, tragjedi socialiste me historinë irkutase dhe komisari. Artistët nuk kanë komisar, duhet ta falënderoj kryetarin e sindikatave, sepse sindikatat janë bërë inekzistente.

Në ato fillim të viteteve 90 ne kapërcyem, 91-92 sindikatat përvetësuan pronën e atyre që kanë derdhur mund dhe djers dhe nuk e di pse mu kujtuan vargjet e një shkrimtari që thotë: Duhet të rivrasim të rënët për të arritur atje ku duam, të rënët ato që duhet të bien, ata që tallen me artin kombëtar, me ato 72 ikona të teatrit me të cilin ky popull ka bërë të mundur që të revokojë historinë e tij. Dua të falënderoj studion dhe mjeshtrin e madh Bujar Kapexhiun që ka sjellë diçka që implementohet në mënyrë mjaft komode.

Këtu nuk është problemi për të luajtur të mençurin sepse media, që është shumë e nderuar për mua, nuk duhet të pranojë që të mbahet peng nga një qeveri. Aktualisht janë 247 mijë banorë të qarkut Lezhë, Shkodër janë deri në brez nën ujë dhe mua më vjen shumë turp që ulur në këto karrige, ku janë ulur ikonat e artit, të flas me këtë adrenalinë. Përfaqësoj një krahinë falë së cilës, i madhi Faik Konica ka thënë: Falë Mirditës mbijetoi kjo pak Shqipëri dhe në Mirditë nuk të mallkojnë të vraftë pushka, tu theftë karrigia, por të mallkojnë të vdektë fjala.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-kombetar-doci-edvin-kristaq-rama-eshte-frikacak

Free Traffic Exchange