“Deti” me grekët, Ilir Meta jep autorizimin - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-05-12 0

Presidenti i Republikës Ilir Meta firmosi autorizimin për lëshimin e plotfuqisë për nisjen e negociatave për marrëveshjen e re të kufirit detar me Greqinë. Autorizimi është gati për të shkuar në tryezën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, moment pas të cilit lëshohet plotfuqia dhe dy grupet e punës ulen në tryezën e negociatave me dosje dhe harta në dorë.