Ora News - Panucci: Ja pse e lashë jashtë liste Agollin. Kapiteni i ri do jetë...

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci dha një konferencë për shtyp për miqësoren që Shqipëria do të zhvillojë me Norvegjinë më 26 Mars.

Tekniku italian ka folur rreth grumbullimit të lojtarëve të rinj si dhe lënien jashtë liste të veteranit Ansi Agolli.

"Kam obligimin për të kërkuar lojtarë të rinj. Po thërrasim lojtarë të rinj dhe deri në qershor do të provoj lojtarë të rinj. Një bazë e kam vendosur, por do të thërrasë lojtarë të rinj. Kam biseduar me Agollin dhe jemi sqaruar. Në shtator ai mbush 36 vjeç, në qoftë se do të kem nevojë do ta kem në kosideratë. Do të kisha dashur ta trajnoja kur ai ishte 28-30 vjec."

Përsa i përket çështjes së kapitenit, italiani u shpreh se shiriti do i takojë atij lojtari që ka më shumë prezenca me kombëtaren shqiptare.

"Në ditën që u prezantova si trajner thashë që ai që ka më shumë prezenca do të jetë kapiten. Kapiteni i ekipit kombëtar, është ai që do të ketë më shumë ndeshje. Llogaritë bëjini vetë."

Panucci dha dhe pëlqimin e tij për dy talentet që luajnë në kampionatin shqiptar.

"E ndjek kampionatin shqiptar. Gavazaj dhe Abazaj janë dy të rinj të talentuar të cilët në përballjen 1 me 1 janë tepër të fortë. Më pëlqejnë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/panucci-ja-pse-e-lashe-jashte-liste-agollin-kapiteni-i-ri-do-jete