Disa dhjetëra studentë të Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar paraditen e sotme përpara godinës së këtij fakulteti. Ata kërkojnë drejtësi për zgjedhjet e këshillit studentor, të cilat do të mbahen dy ditë më vonë, më 21 mars.
Ndryshimi i rregullores së zgjedhjeve për këshillin studentor bëri që shumë studentë të fakultetit të mjekësisë të ngriheshin sot në protestë duke bojkotuar mësimin. Ata nuk pranojnë ndryshimin e rregullores së zgjedhjeve në Këshillin studentor. Ndërkohë studentët nga ana e tyre u shprehën:
" Stafi Akademik ndryshoi rregulloren e zgjedhjeve duke ja kaluar këtë proces në administrimim pedagogeve ne shkelje te hapur me statutin e keshillave studentore dhe me rregulloren e zgjedhjeve ?, pohuan studentët.
Kjo është hera e dytë që studentët e fakultetit të mjekësisë dalin në protestë për çështjen e zgjedhjeve në Këshillin studentor.