Report TV - Një ndërtim në plazhin e bukur të Jalës, po shkatëron një faqe mali

2018-05-12 0

Plazhi i bukur i jalës prej rreth një muaji është kthyer në kantier ndërtimi. Në vijën e rërës së këtij plazhi ka filluar zgjerimi i një kompleksi turistik i cili më herët ka shërbyer si pub ditor, por edhe gjatë orëve të natës.
Report Tv sjell për teleshikuesit pamjet e ndërtimit i cili po kryhet në zonën më të frekuentar të shqipërisë siç është plazhi i Jalit, pjesë e njesisë vendore të Himarës. Po ashtu gjatë xhirmimve në këtë zonë, është vrejtur se disa metra nga ky ndërtim ishte ngritur dhe një kantjer për makineritë, madje dhe tabela informuese që tregon lejen dhe zbardhjen e kësaj leje ,investorin etj, nuk ishte e vendosur në krye të kantjerit.

Report Tv u interesua në Bashkinë e Himarës për të marrë një informacion rreth këti ndërtimi, por në mungesë të kryetarit të Himarës, punonjësit e tjerë hezitojnë për të dhënë informacione.