Zbulohet skema dhe harta/ Ja si u dërguan në SHBA e Angli 1 mijë shqiptarë

2018-05-12 4

Zbulohet skema dhe harta me itinerarin e trafikut të mbi një mijë shqiptarëve në drejtim të SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë. Banda me 51 persona të përfshirë në 7 grupe kriminale, nga të cilët 39 trafikantë u arrestuan dhe 12 janë në kërkim përdornin disa rrugë për trafikun e klandestinëve.

Report Tv ka siguruar hartën me itineraret e trafikut. Grupet kriminale dërguan mbi një mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli përmes shumave nga 7 mijë paund, deri te 30 mijë dollarë. Rreth 200 persona janë dërguar drejt Britanisë ndërsa 800 të tjerë në SHBA dhe Kanada.
Itineraret që përdornin trafikantët për emigrantët
Rruga e parë; Shqipëri- Itali ? Francë- Meksikë, SHBA
Rruga e dytë; Shqipëri ? Mali i Zi-Serbi- Gjermani-Spanjë, pikërisht nga shteti i iberik kishte katër rrugë për të shkuar në Kanada, SHBA dhe Angli.
Pas arritjes në Spanjë, për të shkuar në SHBA rruga e parë ishte përmes Meksikës, rruga e dytë nga Kosta Rika me destinacion Amerikën. Ndërsa sërish nga Spanja trafikoheshin klandestinët direkt për në Angli.
Nga Spanja për të arritur në Kanada përdoreshin dy rrugë, direk ose përmes Panamsë.
Rruga e tretë; Shqipëri-Kosovë- Bullgari për të arritur në Spanjë dhe më pas në SHBA-Angli-Kanada, ose Shqipëri-Kosovë-Belgjikë-Republika Domenikane-Kanada.