Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës, ku personi që po udhëtonte me biçikletë u përplas nga një automjet me targa AA 137 OY.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa drejtuesi i makinës ka tentuar të largohet, por është arrestuar nga policia pak minuta më vonë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/vlore-makina-aksidenton-rende-nje-person-me-biciklete