Prej pak ditësh një kompani e re ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh. Kompania e re ?Bylys Energy?, e cila është n/kontraktore ka nisur lëvizjet për të rivendosur në punë uzinën, e cila është e mbyllur prej rreth një viti. Por, pavarësisht se kompania ka nisur punën për të rikthyer në gjendjen e mëparshme uzinën, naftëtarët janë ngritur duke protestuar sërish sot. Ata shprehen se kompania nuk parashikon shlyerjen e detyrimeve për pagat e prapambetura, ndërsa po lidh kontrata selektive. Naftëtarët sindikalistët shprehen se janë kundër firmosjes së kontratave individuale, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit për pagat e prapambetura.
Pjesë e protestës janë edhe punëtorët e ndërmarrjes së import-eksport Vlorë, 24 punëtorët kanë rreth 2 vjet pa u paguar. ?Jemi pa paga dhe të para garantuar para ligjit. Kërkojmë pagat e prapambetura nga firma prej një viti. Kryeministri na premtoi vënien në punë të uzinës por nuk i ka mbajtur premtimet për pgat e prapambetura. Kërkojmë vënien në funksion statusin e naftëtarit? u shprehën ata ndër të tjera gjatë protestës para uzinës.