Kush vjen per dreke/ 5 prej farave me te shendetshme (19.03.2018)

2018-05-12 3

Farat janë padyshim shumë të shëndetshme. Por sot në rubrikën ? me duart e Kristit? në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan ju do të mësoni 5 prej më të shëndeshmeve.
-Farat Hemp janë me të vërtetë një superushqim pasi janë të mbushura me një listë mbresëlënëse të atributeve ushqyes, ekuilibruar plotësisht me një raport 3 në 1 në omega 6 dhe omega 3. Përmban vitaminoacide thëlbësore përbëhet nga më shumë se 30% proteinë e pastër. Ato janë gjithashtu të përbëra nga 40% fibër, sasia më e madhe e çdo drithi në tokë. Ato mund të jetë mbështetje kundër shumë sëmundjeve të pakëndshme.
-Farat e lulediellit janë farat e duhura për ata që po kërkojnë të humbasin peshë pasi nxisin tretje të shëndetshme dhe rrisin marrjen e fibrave. Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me folat, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për gratë. Ato janë të mbushura me yndyrna të mira dhe vitamina.
-Farat e susamit janë përdorur për mijëra vjet. Ato janë shumë të larta në kalcium, magnez, zink, fibër, hekur, vitaminë B1 dhe fosfor. Farat e susamit zotërojnë fibra të rëndësishme për luftimin e kolesterolit.
-Farat e kungullit. Studimet shkencore kanë treguar se farat e kungullit mund të ndalojnë nxitjen e sjelljeve kanceroze të qelizave të prostatës. Ato janë të larta në një formë të antioksidantit të njohur si karotenoide, derivat që rrit imunitetin dhe kapacitetin për luftimin e sëmundjeve.
-Farat chia janë shumë të vogla por shumë të fuqishme. Ato janë të mbushura me fibra, proteina, vajra ushqyes, antioksidantë të ndryshëm dhe madje edhe kalcium. Studimet tregojnë se farat chia ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, nxit shëndetin e zemrës dhe humbjen e peshës. Ato janë burim i shëlqyer undyrnash me cilësi të lartë pasi janë të përbëra nga 34% vajra të pastër omega 3.

Free Traffic Exchange