Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, nga sonte, në çdo mbrëmje të Hëne iu propozojnë ?Në kurthin e Piter Panit?.
Ora 20 e 15 është takimi i publikut në sallë dhe teleshikuesit në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan me programin që për protagonistë ka fëmijët. Para se të zbulojmë pak elementë nga ajo që rezervon ?Në kurthin e Piter Panit?, duhet të themi që për të mbërritur deri në ditën e transmetimit janë të shumtë ata fëmijë që kaluan në audicion.
Ju do të pyesni se cila është detyra e tyre në këtë skenë, në teatrin ideuar për ta?!
Personazhet e njohur të jetës publike, që në çdo mbrëmje do të jenë të ndryshëm jo vetëm do të intervistohen, por do të rezervojnë edhe elemente të spektaklit sipas gjinisë së artit apo profesionit që ata zhvillojnë. E ftuara e përhershme do të jetë Rudina Dembacaj, aktorja e humorit që në çdo të Hënë produksioni do t?i ngarkojë një personazh.
?Në kurthin e Piter Panit?, patentë e ?Endemol?, suksesin e tij e ka vërtetuar.
Nuk është një konkurs, nuk kërkon një fitues por jep kontributin e tij kur bëhet fjalë për reagimin e shoqërisë ndaj problematikave që dëmtojnë ekuilibrat e jetës.
?Piter Pani? kaq na lejon të zbulojmë ende pa nisur maratonën e tij të transmetimit. Gjithçka tjetër në orën 20 e 15, vetëm në Klan.