“Ndihma ekonomike për ata që e meritojnë” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare do të ndihmojë të gjithë ata persona të aftë për punë, duke i drejtuar në kurse profesionale. Kryeministri Edi Rama tha se ndihma ekonomike nuk duhet parë më si një status i përhershëm, por duhet shfrytëzuar çdo mundësi për të dalë nga varfëria përmes punës.



?Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë edhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit dhe për sa kohë janë në pamundësi për tu integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi që e paralizon komplet familjen dhe i heq çdo perspektivë prindërve dhe kryetarëve të familjes.?



Shefi i ekzekutivit rikujtoi nismën e re të qeverisë, për trajnim kundrejt pagesës të të gjithë personave që pranojnë të punësohen me ndërmjetësimin e zyrave të punës.



?Ne kemi dhe këtë skemën tani që, ne japim pagesë për trajnimet. Pra, kushdo që është i gatshëm që të trajnohet, atëherë ne japim 55 mijë lekë të vjetra në muaj mbështetje për trajnimin dhe nuk bëhet nëpërmjet kompanisë. Është një masë e re që e kemi vënë, që është faktikisht sa mesatarja e ndihmës ekonomike?



Qeveria shikon tek arsimi profesional potencial të vërtetë për punësim, jo vetëm të të rinjve.