Në Kukës gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të dendura dëbore në të gjithë territorin.
Reshje të dendura dëbore ka pasur edhe në zonën e Valbonës, duke vështirësuar qarkullimin. Probleme në qarkullimin rrugor ka pasur sidomos në grykën e Vanave dhe në grykën e Valbonës.
Ne segmentet rrugore ka pasur rrështiqtje dherash dhe gurësh. Kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e tyre dhe normalizimin e situatës.
Nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike. Liqëni i Fierëzës aktualisht është në kuotën 295.50 cm në punë me 4 agregatë, prirjet janë 600 metër kub në sekond.
Prodhimi është me kapacitet të plotë, aktualisht nuk ka shkarkime. Liqenit i duhet edhe 50 cm të arrijë në kuotën maksimale.