http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjerohet harta e përmbytjeve ne Shkodër. Përveç qindrave hektarëve toke te përmbytur ne fshatrat Obot dhe Dajcm tashme uji ka mbuluar edhe rrugën.
Qe prej së dielës niveli i lumit Buna është rritur, duke shtuar rrezikun e përmbytjeve edhe brenda qytetit të Shkodrës.
Në fshatrat e përmbytura 200 familje janë të bllokuara nga uji. Për shkak të kësaj gjendje pritet evakuimi i banoreve. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi konfirmoi se janë gati vendet për të akomoduar ata qe do te detyrohen te braktisin shtëpitë e tyre.
Bashkia këmbëngul ne shpalljen e gjendjes se emergjencës. Ndërkohe specialistet e Institutit te Gjeoshkencave thonë se do të vazhdojë rritja e prurjeve në basenet e hidrocentralet mbi lumin Drin dhe per pasoje mund te kete rendim te situatës ne orët ne vijim.