Ora News - Rëndohet situata në Shkodër, kërkohet bazë ushqimore për bagëtitë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dita e hënë ka nisur me reshje shiu në gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës. Në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur mbi 2920 Ha.

Një numër i madh banesash janë të izoluara nga uji, ndërkohë ka nevojë për furnizim më ujë të pijshëm dhe bazë ushqimore për bagëtitë.

Bashkia Shkodër ka ripërsëritur kërkesën për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Bashkia nënvizon se në këto zona rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Situata e njësive administrative të prekura nga përmbytjet

Në njësinë Administrative Dajç janë mbi 940 ha tokë e përmbytur. Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta. Niveli i ujit ka pësuar rritje sipas hidrometrit në kuotën 6.80cm dhe ka tendencë rritjeje. Ka filluar të ngrihet uji mbi aksin kryesor Dajç-Velipojë.Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .Në Njësinë Administrative Dajç nevojiten 80 (x 8litër) bidona ujë për banorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rendohet-situata-ne-shkoder-kerkohet-baze-ushqimore-bagetite

Free Traffic Exchange