Report TV - Pamjet brënda gjykatës të kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, i hiqen prangat

2018-05-12 2

LEZHE- 12 të arrestuarit e dosjes ?Rana e Hedhun?, të hetuar për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash, ku mes tyre dhe kreu i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, kanë dalë sot para Gjykatës së Lezhës, për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Gjykata e Lezhës do të verifikojnë masat e dhëna në mungesë ndaj të arrestuarve, ku pjesa më e madhe janë zyrtarë të bashkisë dhe hipotekave. Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.Kryebashkiaku Frrokaj mbërrin në gjykatë, mbështetësit: Jemi me ty!
Kryebashkiaku Fran Frrokaj ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës, shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, për t?u njohur me masën e sigurisë. Ai është pritur nga mbështetësit e tij jashtë dyerve të gjykatës, të cilët kanë thirrur në shenjë proteste se janë në krah të tij