Forca të shumta policie shoqërojnë Fran Frrokajn në gjykatë, mbështetësit kërkojnë lirimin e tij

2018-05-12 0

12 të arrestuarit e dosjes ?Rana e Hedhun?, të hetuar për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash, ku mes tyre dhe kreu i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, do të dalin sot në orën 09:00 para Gjykatës së Lezhës, ku i pari ka mbërritur kryebashkiaku Frrokaj.Kryebashkiaku Frrokaj mbërrin në gjykatë, mbështetësit: Jemi me ty!
Kryebashkiaku Fran Frrokaj ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës, shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, për t?u njohur me masën e sigurisë. Ai është pritur nga mbështetësit e tij jashtë dyerve të gjykatës, të cilët kanë thirrur në shenjë proteste se janë në krah të tij. ?Jemi me ty?, thirrën simpatizantët e Frrokajt. Ndërkohë, jashtë gjykatës vijon protesta e mbështetësve të Frrokajt, të cilët kanë kërcënuar me përshkallëzim të tubimeve nëse kryebashkiaku lihet në burg, pasi e kanë cilësuar arrestimin e tij politik.