Ora News - 'Blindohet' gjykata, sot seanca e vlerësimit të arrestit për kryebashkiakun e Lezhës

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat në Shëngjin do të dalin sot para gjykatës së Lezhës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën dhe kanë vendosur shirita.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten me masë sigurie "arrest me burg" të marrë në mungesë nga gjykata e Lezhës, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Seanca ishte parashikuar të zhvillohej të dielën, por që në orët e mëngjesit, mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj dhe familjarë të personave të arrestuar protestuan dhe në disa raste bllokuan edhe rrugën para komisariatit të Policisë Lezhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/blindohet-gjykata-sot-seanca-e-vleresimit-te-arrestit-kryebashkiakun-e-lezhes#.Wq9o8K5QIv8.facebook