Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit'hat Havari i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar operacionin e policisë në Lezhë që solli prangosjen e kryebashkiakut Fran Frrokaj u shpreh se ?peshku? i madh ra në tavë. Havari tha se gjykata nesër do i lerë në burg të arrestuarit, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët çuditen sesi shqiptarët dalin në mbrojtje të njerëze të akuzuar për vjedhje.
??Peshqit? e mëdhenj filluan nga dy drejtorët e rrugëve dhe rasti i kryebashkiakut të Lezhës. Unë e konsideroj kryebashkiakun e Lezhës, ?peshk? të madh. Gjykata nesër do i lerë në burg pa afat, pashë provat, ishin të fuqishme, të pakundërshtueshme. Nëse punon ndershëm për popullin nuk të merr njeri kot të pandehur. Ata ranë brenda, pasi menduan se kështu do të shkojë kjo punë dhe u futën në tepsi, tavë.