Mbetjet urbane, Klosi: E papranueshme që të kemi një sistem të ç’organizuar

2018-05-12 0

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive. Klosi prezantoi projektligjin për kostimin dhe tarifimin e mbetjeve urbane.
Qytetarët do të paguajnë për mbetjet urbane mbi një sistem të unifikuar dhe transparent për të gjithë. Këtë parashikon projektligji i kosto- tarifës së mbetjeve urbane, përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Projektligji që synon vendosjen e rregullave të barabarta, dhe të qarta iu prezantua kryetarëve të bashkive pikërisht nga Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi.