Shkodër, mbi 2500 ha tokë e përmbytur, Bashkia: Të shpallet gjendja e emergjencës

2018-05-12 0

Në qarkun e Shkodrës sipërfaqja e tokës së përmbytur nga reshjet, por edhe shkarkimet është rreth 2635 ha, sipas ministrisë së Mbrojtjes. Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa, 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve. Lëvizja në një pjesë të zonave të përmbytura vijon që të bëhet me varka.
?Në Njësinë Administrative Bushat ka rreth 390 ha tokë të përmbytur. Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to?.

Free Traffic Exchange