Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasioni për sportin e basketbollit apo thjesht kishte ardhur koha për të mbështetur sportin?! Por kreu i qeverisë i cili në publik të paktën ka kohë që nuk shënon më kosha ka premtuar këtë të dielë një ligj të posaçëm për sponsorizimin e sportit.
Nga Pallati i ri i Sportit të lojërave me dorë "Dhimitrq Goga" në Xhafzotaj të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare theksoi se po punohet me komunitetin e sportit për ti hapur rrugë një ligji të tillë.
Rama: Shpresoj që zëvendësministri i Sportit, një basketbollist shumë i njohur, Kostandin Shkurti, do jetë në lartësinë e detyrimit tonë për t?i mbështetur këto nisma dhe sëbashku me komunitetin e basketbollit, por jo vetëm, t?i hapim rrugë edhe një ligji bashkëkohor për sponsorizimin, në mënyrë që sponsorizimi në sport e në kulturë të stimulohet dhe të jetë një rrugë për të krijuar më shumë mbështetje financiare për sportin, veçanërisht për sportet e tjera, sepse futbolli nuk diskutohet e që sidoqoftë i ka disa mundësi që sportet e tjera nuk i kanë dhe është shumë më tepër një industri sesa thjesht një sport.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-ligj-te-posacem-sponsorizimin-e-sportit