Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
12 kishat post bizantine në Voskopojë e Vithkuq, të përfshira në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2018, po përballen me degradimin e ndërtesave, afreskeve por dhe vjedhjet.
Të njohura për vlerat unikale, shumë prej afreskeve kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, sikurse edhe edhe vete kishat e ndërtuara në shekujt 17-18-të.
Kliti Kallamata, drejtues i fondacionit "E shkuara për të ardhmen?, që ka ndjekur procedurat për përfshirjen e këtyre monumenteve të kulturës në listën e Europa Nostra, tregon se situata është shqetësuese.
Kallamata: Të gjitha çatitë e atyre kishave rrjedhin dhe pikojnë. Këto ujëra filtrojnë në afreske.
Edhe pse janë një atraksion për turistët, një pjesë e këtyre kishave qëndrojnë të mbyllura, pasi sipas Kallamatës kanë nevojë për restaurime të specializuara.
Kallamata: Gjendja e tyre ka ardhur duke u rënduar nga viti në vit.
Vjedhjet dhe dëmtimet me dashje janë një tjetër rrezik për këto kisha, pasi asnjë prej tyre nuk ka kamera sigurie apo sisteme alarmi.
Kallamata: Shikojmë mundësitë për të thithur fonde dhe donator. Është një rast i mirë.
Përfshirja në listën 7 siteve më të rrezikuara në Europë, jep shpresë për ndërhyrje të plota në këto objekte të trashëgimisë kulturore, pasi muajin tjetër ata do të vizitohen nga ekspertët e organizatës Evropa Nostra, për të hartuar plane konkrete ndërhyrjeje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreziqet-kishat-bizantine-te-voskopojes