Prokuroria kontroll pasurive të 39 të arrestuarëve për trafik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas arrestimit te 39 personave dhe shpalljes ne kërkim te 12 te tjerëve, si pjese e 7 grupeve kriminale qe realizonin trafikimin e personave nga Shqipëria drejte Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë, Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur fazën e dyte, atë te verifikimit te pasurive të të arrestuarve.



Nisur nga fakti se për një person te trafikuar, shumat varionin nga 7 mije paund deri ne 30 mije dollarë, ka dyshime se një pjese e madhe e fitimeve te grumbulluara, mund te jene investuar ne Shqipëri.



Për këtë arsye, ne siten e hetuesve do kalojnë jo vetëm personat e ndaluar, por edhe familjaret e tyre.



Ne te njëjtën kohe veç arrestimeve te kryera, është duke vijuar puna për gjurmimin dhe arrestimin e 12 personave te shpallur ne kërkim, te cilët sipas te dhënave te Policisë, janë jashtë territorit te Shqipërisë dhe qe prej andej ndihmonin rrjetin e trafikimit.



Ne ndjekje te tyre janë vene policet e shteteve me te cilat Shqipëria bashkëpunoi ne këtë operacion.



Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërkohë ka dyshime edhe për të tjerë persona të implikuar në këtë trafik të përmasave të mëdha. Fakti se mes të arrestuarve janë edhe 4 punonjës policia ngre pikëpyetje për veprimtarinë e tyre që mund të jetë kryer edhe në dijeni të oficerëve të tjerë në pikat kufitare.

Free Traffic Exchange