Çështja “Gërdeci”, familjarët shpresojnë tek reforma - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne 10 -vjetorin e tragjedisë se Gërdecit, familjaret e viktimave por dhe te plagosur nga shpërthimi rrëfejnë dramën e tyre.



Tragjedia e 15 marsit gjymtoi jetët e banoreve te Gërdecit. Fëmijë te mbetur jetim, prindër qe humben fëmijët, bashkëshortët, te afërmit dhe te plagosur invalidë sot pa asnjë mbështetje.



10 vjet nga ngjarja e Gërdecit, asnjë zyrtar nuk është ne burg. Familjaret e viktimave ndihen te tallur, te zhgënjyer, te rivrare. Ata i kërkojnë kryeprokurores rihapjen e çështjes dhe gjykimin e përgjegjësve te vërtetë.



Tragjedia e Gërdecit ishte një nga çështjet me seancat me te gjata gjyqësore. Sot pas dhjete vjetësh drejtësia e ka mbyllur superprocesin e saj ne te gjitha shkallet e gjyqësorit.
28 te akuzuarit janë te lire dhe disa ikën jashtë Shqipërisë.

Free Traffic Exchange