Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin sot në Unazën e Madhe të Tiranës, ku u hap segmenti i rrugëve lidhëse e ndihmëse nga kryqëzimi me rrugën Komuna e Parisit, ku përfundon segmenti Komuna e Parisit ? Rruga e Re Tiranë-Elbasan dhe vazhdon deri në segmentin tjetër Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike.
?Ka mbaruar ndërtimi i të gjithë rrugëve lidhëse dhe ndihmëse që lidhin komunitetin e Kodrës së Diellit dhe Komunës së Parisit me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të shkarkimit të ujërave të bardha dhe të zeza nga Kodra e Diellit duke e lidhur me lumin e Lanës. Nuk do të kemi më probleme me përmbytjet dhe ruajmë investimin e bërë në lidhje me Unazën bashkë me gjithë këtë pjesë. Nga ana tjetër, është bërë plotësimi i të gjithë elementëve të sinjalistikës dhe elementëve mbrojtës për sigurinë e këmbësorëve por edhe për sigurinë e gjithë investimit të kryer?, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro.