Arrestimi i kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj hap mundësinë e shkarkimit të tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Lezhë. Kushtetuta i njeh të drejtën Këshillit të Ministrave të shkarkojë një kryetar bashkie në rast të shkeljeve të rënda të ligjit.
Neni 115 i Kushtetutës thotë:
?1. Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
2. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.
3. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse?.
Kushtetuta nuk përcakton qartë se kur është momenti që kryeministri dhe qeveria veprojnë, nëse ata mund ta shkarkojnë kryebashkiakun edhe pa pasur një vendim fajësie nga gjykata. Shembujt e deritanishëm kanë qenë të ndryshëm dhe Edi Rama ka vepruar ndryshe në raste të ndryshme.