Report TV - Thellohet skandali,dosja nr.2 e zyrtarëve të Lezhës për abuzime, zbulohet megaskema

2018-05-12 0

Një dosje e dytë që flet për abuzimet me pronat në bregdetin e Lezhës, pritet të konkretizohet nga prokuroria e këktij qyteti në ditët në vijim. Bëhet fjalë për zyrtarë të hipotekës Lezhë, por edhe punonjës të kadastrave të disa komunave të këtij qarku, që kanë lëshuar AMTP të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e pronave në zonën e kënetës së ?Kunes? në Lezhë. Bëhet fjalë për mijëra metra katror tokë, që i janë marrë shtetit dhe rregjistruar në emër të individëve të ndryshëm.

Në shumë nga këto prona, janë tjetërsuar dhe kanale kulluese dhe toka ranishte, të cilat janë rregjistruar si me qënë toka bujqësore. Një auditim i Kontrollit të Lartë i Shtetit, i cili në qershor të 2017 e konkretizoi me një kallëzim në prokurorinë e Lezhës, zbuloi megaskemën kriminale të zyrtarëve të hipotekës së këtij qyteti. Sipas kallëzimit që KLSH ka depozituar në këtë prokurori thuhet se në hipotekën e Lezhës, mungojnë plot 1045 praktika të ndryshme dokumentare,për të cilat nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur me këto prona.

Free Traffic Exchange