Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra persona janë mbledhur përpara komisariatit të Lezhës në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar Fran Frrokaj.
Simpatizantët dhe mbështetësit e tij janë mbledhur përpara ndërtesës së komisariatit, duke kërkuar lirimin e Frrokajt.
Kryebashkiaku me 12 zyrtarë të tjerë u arrestuan nga policia të premten nën akuzën e përvetësimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun. Zyrtarët janë të arrestuar prej rreth 72 orësh. Ndaj tyre pritet të merret masa e sigurisë.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/dhjetera-mbeshtetes-te-kryebashkiakut-te-lezhes-mblidhen-para-komisariatit