Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike , kërkoi hetim transparent dhe të pa ndikuar politikisht për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, i arrestuar një ditë më parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Basha tha se nuk mund të ketë drejtësi selektive, duke theksuar se ministrat dhe krybashkiakët e majtë të korruptuar nuk po ndëshkohen. Pas deklaratës kryetari i PD-se u nis drejt Lezhes.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të djathtë Fran Frrokaj në Lëzhë, duke i bërë thirrje që hetimi të jetë transparent dhe i pa ndikuar politikisht. Basha tha se shpreson që Frrokaj të jetë i pafajshëm.
Lulzim Basha: "Sot dua t?u them te gjithë shqiptarëve qe ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm . Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar , te gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë deri tek politikanët më të lartë. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesionale dhe jo një drejtësi të kapur e të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar nga një krah politik në favor të një krahu tjetër."
Ndërkohë kryetari i opozitës, tha se drejtësia nuk mund të jetë selektive, duke përmenduar me emra ministrash dhe kryebashkiakësh të majtë që sipas tij janë zhytur në afera korruptive.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-krah-fran-frrokajt-shpresojme-ne-pafajesi-hetim-jo-politik