Report TV - Kisha kundra donacioneve nga personat e inkriminuar

2018-05-12 0

Një deklaratë shumë e fortë ka ardhur nga ipeshkvi i Rreshenit Gjergj Meta. Ai është shprehur se "Edhe pse kisha është e varfër, ne nuk pranojmë para që vijnë nga shfrytëzimi i prostitucionit, nga kultivimi i drogës apo veprimtarit mafioze që janë të lidhura me politikës."

Kjo deklaratë e monsinjor Gjergj Metës, ipeshkëvit të Rrëshenit, është bërë gjatë një bashkëbisedimi në bibliotekën "Marin Barleti", i cili vjen në kuadër të kursit socio-politik dhe ku tema e kësaj radhe ishte "Besimet fetare dhe ndikimi i tyre në politikë".
I pyetur për ndonjë përfaqësues katolik në politikën shqiptare, i cili mund të shërbente, Monsinjor Meta u shpreh se ka djem dhe vajza të përgatitur katolikë dhe jo vetëm, të cilët mund të jepnin kontributin e tyre të madh, megjithatë, çështja është tek strukturat e krijuara. Këta të fundit, sipas tij, pengojnë çdo risi që mund të vijë.

Dom Gjergj Meta, jo rralle here ka kritikuar realitetin e trishtë shqiptare, përfshirjen e rinisi në kultivimin e kanabisit, ndërkohe që ka shigjetuar klasen politike për mosfunksionimin dhe sherbimin ndaj njerëzve.

Free Traffic Exchange