Duartrokitjet e zjarrta konfirmuan mallin e publikut shqiptar për një brez të talentuar balerinësh të cilët u rikthyen në atdhe pas një eksperience fantastike nëpër skenat më të famshme të europës. Bledi Bejleri, Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa janë 6 shokë fëmijërie të cilët mbajnë lidhje të forta me njëri-tjetrin.
Por përpara shfaqjes gala në Pallatin e Kongreseve të rinjtë balerinë që po shkëlqejnë nëpër botë dhanë nga një intervistë të shkurtër për ?Jo vetëm modë?.
Bledi Bejleri ishte ai i cili përveç anës së tij profesionale foli edhe për motën e tij, moderatoren Ilda Bejleri.
?Bluzën që kam veshur ma ka dhuruar motra ime kur luante Shqipria me Zvicrën për kampionatin Europian, isha në stadium duke bërë tifozllik. Kam shkuar direkt pas shfaqjes kam marr trenin dhe kam parë ndeshjen, isha shumë i lodhur, por tifozlliku më zgjoi. Unë kam qenë për 6 vite tek baleti i Romës, por kur pashë që në Itali filloi kriza u transferova në Gjermani. Ilda vjen shumë shpesh dhe më viziton por edhe mami dhe babi vijnë shikojnë shfaqjet e mia. Pavarsisht futbollit Ildës i pëlqen shumë baleti? tha Bledi Bejleri.
I pyetur se si ndihet lidhur me komentet që bëhen për motrën e tij Bejleri tha: ? Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika, kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që ti marrë gjërta më seriozisht sepse ajo është e bukur dhe i merr gjerat lehtë dhe unë i them gjithnjë që ti marrë gjërat seriozisht.