Report TV - Velipojë, deti përmbyt pedonalen, rrezikohen bizneset

2018-05-12 0

SHKODER-Vijon që të jetë shumë problematike situata nga përmbytjet në qarkun verior. Bashkia njofton se në lagjen Zadrimë, lagjen Marinaj dhe lagjen e Maçit në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Bashkia Shkodër thekson sërish se ka bërë shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Por, bashkia deklaron se ?Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin?. Kjo është e disata herë që bashkia bën thirrje për shpallje emergjence, por kërkesa refuzohet. E ndërsa bën një përmbledhje të situatës nga përmbytjet deri pasditen e sotme, Bashkia shton se po vijon që të jetë në ndihmë të banorëve që janë prekur.