Vlahutin në Kukës: Kufiri Shqipëri-Kosovë pa dogana, kur të hyni në BE

2018-05-12 0

Kufiri shqipëri-Kosovë do të jetë pa dogana vetëm kur këto dy vende të jenë anëtare të bashkimit Europian. Deklarata vjen nga shefja e delegacionit të BE Romana Vlahutin, gjatë inspektimit në pikën e kalimit kufitare të Morinit. Sa i përket çeljes së negociatave, Vlahutin tha se në prill do të nisë vlerësimi nga shtetet anëtarë, ndërsa në qershor publikohet raporti.
Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin ka zhvleftësuar deklaratat e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri e Kosovë për një kufi pa dogana mes dy vendeve. Ambasadorja Vlahutin e ka bërë të qartë nga pika e kalimit kufitar të Morinit, ku ishte për inspektimin e ecurisë së punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria e Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së. Sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, diplomatja e BE u shpreh se në prill do nisë vlerësimi nga shtetet anetare e që do përmbyllet me nje raport në qershor.

?Në momentet që të dyja shtete do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian nuk do të ketë më dogana mes tyre, ashtu si nuk do të ekzistojnë doganat mes këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropoian. Por është e rëndësishme që ne të lehtësojmë të gjithë trafiikun që do të qarkullojë në këtë pikë të kalimit kufitar. Do të ketë një paketë në muajin prill që do bëhet një vlerësim dhe më pas në qershor të gjitha shtetet do të bëjnë vleresimin e tyre dhe do të marrin një vendim, shpresoj gjithmnonë për më të mirën, por çështja për të cilën jemi këtu sot është tjetër? ? tha Vlahutin.