Një video e denoncuar për Shqiptarja.com nga një qytetar, tregon pamjet dramatike të gjendjes se ku është katandisur zjarrfikësja e Durrësit.
Në pamje duket një automjet ?i lashtë? i PMNZSH-së së qytetit bregdetar, të cilës i duhen rreth 30 sekonda që të marrë kthesën nga një rrugicë për të hyrë në rrugën kryesore.
Për këtë manovër të mundimshme, mjeti shkakton edhe bllokimin e trafikut.
Mund të merret lehtësisht me mend se sa kohë do t?i duhet mjetit në fjalë që të shkojë deri në vendin ku është thërritur për të ndërhyrë, për emergjencën e radhës.