Moti i keq ka kapluar të gjithë vendin. Reshje të denura shiu, erë me intensitet të lartë dhe det i ?tërbuar?. Kjo është gjendja aktuale në të cilën ndodhet vendi ynë.
Një fenomen i rrallë ka ndodhur në zonën e Shëngjinit, në Kune.Deti i trazuar nga mbuluar të gjithë brezin e rërës.
Një situatë e tillë nuk ishte parë prej kohës. Nga përllogaritjet rezulton se forca e dallgëve arrin në 8 ballë, gjë që ka pezulluar edhe lundrimet, asnjë mjet detar nuk ka dalë në lundrim. Një situatë e tillë si dalja e detit në gjithë pjesën e rërës në Kune nuk ishte parë prej vitesh.