Në muajin qershor të 2017 më shumë se 7 persona, qytetarë të zonës së Lezhës, kanë trokitur në dyert e prokurorisë së qytetit, duke donencuar një skemë të tjetërsimit të pronave. Kallëzuesit janë ankuar në prokurori se janë paisur me çertifikata pronësie persona që kanë vendlindje në Fushë-Krujë, Laç apo rrethina të tjera të Lezhës, duke u aplikuar ligji 7501. Ndërkohë sipas dëshmisë së tyre, disa prej sipërfaqeve të pronave që ndodhen në bregdetin e zonës së ?Ranës së Hedhun?, janë njohur prej vitit 1994, nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Por pavarësisht kësaj, kallëzuesit kanë prenduar në dëshminë e tyre të dhënë në prokurori se kishin aplikuar disa herë në hipotekën e qarkut Lezhë, për të rregjistruar sipërfaqet e tokës të njohura nga vetë AKKP-ja, por sërisht nuk kanë mundur ti rregjistrojnë këto pasuri.
Çudia ka ndodhur kur ata kanë vënë re shfaqjen e personave të tjerë në këto sipërfaqe tokësore, që mbizotërohen nga rëra dhe pjesë e gjelbër me pisha. Kanë filluar të konfliktohen me këta persona, por ata janë ballafaqur duke nxjerë kontrata blerje, fatura transaksionesh bankare dhe çertifikatën e pronësisë të lëshuar nga zyra e hipotekës Lezhë. Kaq ka mjaftuar që ata ti drejtohen në muajin qershor 2017 Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur skemën e falsifikimit. Çështja është hetuar nga prokurori Erjon Shehaj dhe drejtuesi i prokurorisë Simon Pashuku, të cilën përgjatë 9 muaj hetime kanë arritur të konkretizojnë çështjen me nxjerjen e 23 urdhër arresteve, përfshirë këtu kryetarin e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, nënkryetarin e këtij institucioni Enver Hafizi, Gjok Ndoka me detyrë kryetar i këshillit qarku Lezhë njëherësh dhe president i Klubit sportiv ?Besëlidhja?, ish-drejtuesin e hipotekës Lezhë Artan Djala, njëherësh dhe president i klubit sportiv ?Shën Kollit?.