Vret kusheririn me sepate, arrestohet 40-vjeçari

2018-05-12 0

Një 37-vjeçar është vrarë me sëpatë të shtunën nga kushëriri i tij në Selenicë të Vlorës.

Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila ka arritur të arrestojë në kohë rekord autorin e krimit, 40-vjeçarin Dilaver Veshaj, banues në fshatin Gumenicë.

A.Veshaj u gjet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij, i qëlluar me sëpatë në kokë.

Policia dyshon se dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me sëpatë 37-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.