Ora News - Vijojnë largimet në LSI, i ikin 4 anëtarë drejt Partisë Socialiste

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër anëtarë nga Këshilli Bashkiak i Vlorës kanë zgjedhur t?i bashkohen PS-së.

Në një deklaratë për mediat Artemida Luçi, Rajmonda Jaho, Bashkim Begaj dhe Shkëlqim Leska njoftuan vendimin e largimit, pasi duke thënë se LSI nuk mbron më interesat e qytetarëve por interesat personale zyrtarëve të saj.

Gjithashtu, këshilltarët u shprehen kritik për mosdistancimin e LSI-së ndaj çështjes së financimit rus të Partisë Demokratike. Aktualisht grupi LSI-së në Këshillin e Bashkisë së Vlorës ka mbetur vetëm me një përfaqësues.

"LSI ka humbur integritetin e saj dhe nuk mbron më interesat e njerëzve të thjeshtë por mbron interesat personale të drejtuesve dhe ish-funksionarëve të lartë të saj.

Konstatojmë se LSI ka konsoliduar një aleancë të dyshimtë duke marrë në mbrojtje një forcë politike të zhytur në interesat të errta antikombëtare të faktuara përmes lidhjeve të fshehta financiare me biznesmenët rus,"-shprehen ata.

Ditët e fundit ka shkuar në 15 numri i të larguarve nga radhët e këshilltarëve të LSI në drejtim të grupeve të PS në bashkitë e Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vijojne-largimet-ne-lsi-i-ikin-4-anetare-drejt-partise-socialiste

Free Traffic Exchange