Si rezultat i rrëshqitjes së dherave në zonën e Bogovës është dëmtuar Ujësjellësi i Bogovës,duke lënë dy ditë pa ujë qytetin e Beratit dhe atë të Kuçovës. Rrëshkitja e tokës ka këputur tubacion kryesor 700 mm që është transmetuesi kryesor që furnizon këto 2 qytete.
Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Berat po punojnë që prej pasdites së djeshme për riparimin e këtij dëmtimi.
Drejtori i Unësjellës-Kanalizimeve Berat-Kuçovë,Refat Arizaj pohon se,dëmi është shkaktuar nga rreshjet e shiut,si pasojë toka ka pësuar shkarje. Arizi njofton banorët e Berarit dhe Kuçovës që të marrim masa se do të jenë pa ujë deri në rregullimin e defektit.