Basha: Jo hetim politik Frrokajt - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

24 ore pas arrestimit te kreut demokrat te Bashkisë se Lezhës, Fran Frrokaj, ne reagimin e pare lideri i opozitës Lulzim Basha ka theksuar se hetimi duhet te jete i paanshëm dhe jo politik.



?Sot dua t?u them të gjithë shqiptarëve se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë. Por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent, të jetë jopolitik dhe i paanshëm.?



Por Basha ka kërkuar qe drejtësia te mos jete selektive, e orientuar vetëm ndaj opozitës.



?Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesionale dhe jo një drejtësi të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër.?



Lideri i opozitës e ka specifikuar se çfarë ka parasysh me drejtësi selektive.



?Nuk mund të ketë drejtësi selektive. Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të kësaj qeverie nën akuza për vepra të rënda penale, nuk do të dalin para drejtësisë.?



Këto deklarata Basha i beri pas nje takimi me anëtaret demokrate te komisionit parlamentar qe do te hetoje problematiken e drogës ne Shqipëri dhe implikimin e ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.

Free Traffic Exchange